Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë varrit të tij në Prishtinë.
Duke kujtuar me pietet figurën poliedrike të Adem Demaçit, i pari i Kuvendit tha se veprimtaria politike dhe intelektuale e tij është e shtrirë në më shumë se gjashtë dekada, prej viteve të 50-ta, dhe përgjatë gjysmës së saj ai ishte në burg.
Konjufca tha se Adem Demaçi në burg ishte i pathyeshëm, duke bërë qëndresë të madhe dhe duke frymëzuar breza të tërë që të vazhdohet lufta për liri, për të qenë të fortë dhe për të mos u thyer para pushtuesit serb.
“Jo vetëm që ka dhënë shembullin e guximit me veprimtarinë e vet të drejtpërdrejtë, por ka dhënë një orientim shumë të rëndësishëm për popullin tonë. Në të njëjtën kohë ka shkruar edhe shumë libra, duke qenë një shkrimtar i jashtëzakonshëm. Pra, veprimtaria e tij politike na frymëzon edhe neve që jemi përgjegjës të institucioneve publike, por gjithashtu edhe vepra e tij si shkrimtar duhet të studiohet më shumë”, theksoi Konjufca.
Kryeparlamentari Konjufca shtoi se Demaçi edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës ishte konsistent dhe i pandalshëm.
“Sidomos gjenerata e re e politikanëve, të cilës i përkas edhe unë, ka qenë shumë e frymëzuar nga baca Adem dhe veprimtaria e tij. Për këtë arsye ne do ta nderojmë dhe do ta kujtojmë gjithmonë dhe vepra e tij do të jetojë gjatë”, tha Konjufca./Arbresh.info/
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi pres...
Bashkimi shënon fitoren e radhës në elitën e basketbollit ko...
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh/ Zbardhet marrëveshja 10-vj...
Rasti i ish-krerëve të UÇK-së, ZPS thotë se do t’i përmbahen...
Keqpërdorimi i 37 milionëve në KEK, seanca ndaj Nagip Krasni...
Hamza takon qindra biznesmenë: Pa sektor privat të zhvilluar...