Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë kompleksit memorial në Studime të Vushtrrisë, në nderim të 116 shqiptarëve të vrarë e masakruar.
Me këtë rast Konjufca, para familjarëve të të rënëve, bashkëfshatarëve dhe qytetarëve të shumtë të Vushtrrisë, tha se mbetet shqetësues fakti se Serbia ende nuk ka ndryshuar qëndrimin politik dhe se ata që i kanë kryer krimet, si masakra e Studimes, ende mbajnë pozita të rëndësishme në shtetin serb.
“Ajo që na shqetëson vazhdimisht është mosndryshimi i Serbisë dhe i drejtimit politik të saj. Të gjithë e dimë që Serbia në instancat më të larta të shtetit, të politikës e të ushtrisë, të inteligjencës e të organeve të sigurisë, është e mbushur me njerëz të cilët i kanë kryer këto masakra. Ata kanë pozita kyçe në shtetin e Serbisë edhe sot e kësaj dite. Serbia si shtet kurrë nuk është penduar dhe distancuar prej krimeve që ka bërë”, theksoi Konjufca.
I pari i Kuvendit potencoi se shteti i Serbisë ka kryer gjenocid ndaj popullatës së pafajshme civile në Kosovë me tërë aparatin e vet shtetëror.
“Ne duhet të jemi vigjilent për këtë Serbi që e kemi përballë, e cila jo vetëm që e ka kryer gjenocidin, por mendon që kurrfarë krimi nuk ka kryer në Kosovë. Instancat politike të saj, si Akademia, ushtria, duke përfshirë edhe kishën e tyre mendojnë se kanë bërë veprime të domosdoshme, përderisa ne e dimë të gjithë që ai ishte gjenocid. Të gjitha llojet e krimeve kundër njerëzimit dhe të krimeve të luftës, që ekzistojnë, Serbia i ka kryer mbi popullatën tonë”, theksoi Konjufca./Arbresh.info/
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...