Në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bëri homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve, si dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi, në lagjen Velania të kryeqytetit.
Më pas, në kuadër të kësaj dite, Konjufca bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në disa fshatra të Gollakut dhe të regjionit të Prishtinës.
Kreu i Kuvendit nderoi të rënët që prehen në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në Makoc të Prishtinës, për të vijuar në varrezat e fshatit Ribar i Vogël të Lipjanit.
Konjufca, bashkë me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bëri nderim edhe te monumenti memorial i masakrës në fshatin Dyz.
Gjatë bashkëbisedimit me familjarë të të rënëve, kryetari Glauk Konjufca tha se pa sakrificën e dëshmorëve e të martirëve liria dhe shteti i Kosovës nuk do të arriheshin.
“Të gjitha këto masakra janë akte të qarta të gjenocidit që shteti i Serbisë ushtroi mbi popullin shqiptar të Kosovës. Qëllimi ishte shfarosja e popullit tonë, meqenëse nuk u kursyen as fëmijë, gra e pleq. Për të gjitha këto krime asnjëherë nuk do të pushojmë së kërkuari drejtësi”, tha kryetari Konjufca. /Arbresh.info/
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë