Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë se ndërmarrjet publike ishin shndërruar në gropa të zeza të buxhetit të Kosovës.
“Kanë qenë në krye të menaxhmentit të ndërmarrjeve tona publike, në të cilat shteti i Kosovës shpenzon miliona. Problemet që janë aty, të cilat shpjegohen edhe prej punëtorëve, tenderët, si menaxhohen paratë aty. Telekomi, KEK-u, ndërmarrjet tona publike kanë qenë të shndërruara në gropa të zeza të buxhetit të Kosovës, e krejt kjo për shkak që janë konceptuar edhe si qerthuj të keqpërdorimit të parasë publike. Dhe këtë Vetëvendosja e ka pasur synim që ta ndalë dhe ndalja bëhet duke i shkarkuar njerëzit të cilët, nëse vjen rasti me iu hulumtuar pasurinë do të dalin të vërtetat se këto institucione… Ta marrim vetëm Telekomin. Telekomi i Kosovës i ka sjellë buxhetit të Kosovës gjatë vitit 2009-2010 rreth 100 milionë euro përfitime. Më 2019 është i mbytur në borxhe dhe po kolapson”, ka thënë Konjufca në Interaktiv.
Pa këto reforme, sipas tij, duke filluar nga shkarkimi i bordeve të papërgjegjshme dhe zvogëlimitë të pagave këto s’kanë mundësi të këndellen. E për këtë sipas Konjufcës duhen të paktën edhe 2-3 vjet që të këndellen.
“Këto borde janë të përkjohshme dhe kanë një qëllim të caktuar, dhe që ishte të pastrohej prej njerëzve që janë keqpërdorues të këtyre fondeve. Gjetje të shkeljeve të jashtëzakonshme nga autoditori i përgjithshëm. Synimi ka qenë njerëz profesional dhe jo partiak. Të gjitha ato vende që kanë mbetur të paplotësuara që këto vende të mos mbeten peng i kësaj”, ka thënë Konjufca.
Tutje ai shton se këto borde janë të përkohshme.
“Nuk kanë pranuar shumë prej tyre edhe për një arsye të thjeshtë, sepse janë borde të përkohshme, që mund të shkojë deri në gjashtë muaj. E ka ndikuar edhe mocioni i mosbesimit, dhe i bën njerëzit skeptikë e shihet si aktivitet pak edhe me rreziqe për shkak se si mënyra është kapur. Është simptomatike edhe reagimi i tyre, që tregon se qështja nuk është vetëm te disa nënshkrime por është edhe qështje e guximit”, ka thënë Konjufca.
Ai e sheh pozitive vendosjen e personave të Vetëvendosjes në këto borde të përkohshme.
“Prania e disa njerëzve të Vetëvendosjes aty nuk është lajm i keq, përkundrazi, është parë diqka e nevojshme për këtë periudhë tranzitore, dhe nëse nuk arrihet synimi dhe nuk u hap rrugë konkurseve reale atëherë mund ta kritikoni qeverinë dhe neve se synimi nuk u arrit”, ka thënë Konjufca.
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...
Përurimin e segmentit Stanovc- Vushtrri, Kurti: Rruga Prisht...
Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës në Zagre...