Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se ndan dhimbjen dhe keqardhjen e thellë për shtetin e Turqisë, pas jetëve të humbura dhe dëmeve të shkaktuara nga zjarri.
Konjufca ka ngushëlluar familjet e viktimave, kurse të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.
“Ndajmë dhembjen dhe keqardhjen e thellë me Turqinë mike për jetët e humbura dhe dëmet e pësuara nga zjarret gllabëruese që kanë përfshirë jugun e shtetit turk. Ngushëllimet tona për të afërmit e viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit në këtë fatkeqësi”, ka shkruar Konjufca.
Ndryshe, Turqia po përballet me zjarre të mëdha, e cila kanë shkaktuar vdekjen e tre personave, lëndimin e qindrave njerëzve dhe dëme të mëdha materiale. /arbresh.info/
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke