Konjufca: MSA e Kosovës nuk është e njëjtë sikur me vendet e tjera

12:01 | 14 Nëntor 2017
Arbresh.info

Glauk Konjufca anëtar i Komisionit nga radhët e VV-së tha se Kosova është në rrugë të qartë të proceseve integruese por ka sfida, raporton arbresh.info.

“Neve na bënë pengesa mosjohja e pesë vendeve të BE”, ka thënë ai.

Sipas tij MSA e Kosovës nuk është e njëjtë sikur me vendet e tjera pra është një marrëveshje sui generis.

“Ne nuk kemi pse e gënjëjmë veten për rritje ekonomike, për përmirësim të sistemit të drejtësisë pra me BE dihet ti themi gjërat troq”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme