Konjufca: Motet ndërrohen, por Republika e Kosovës mbetet e shenjtë dhe e paprekshme

21:34 | 31 Dhjetor 2022
E.H

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar vitin e ri 2023.

Konjufca përmes një postimi në Facebook tha se motet ndërrohen por Republika e Kosovës mbetet e shenjtë dhe e paprekshme.

“Uroj që viti i ri të sjell në familjet tona më shumë shëndet e lumturi, gëzime e mbarësi, harmoni e shumë dashuri. Gjithashtu paqe, solidaritet e humanizëm, zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, motrat e vëllezërit tonë të kudondodhur dhe mbarë njerëzimin. Motet ndërrohen por Republika e Kosovës mbetet e shenjtë dhe e paprekshme, shkruan Konjufca./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme