Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se kërkesa e këtij subjekti politik për mocion për votim të menjëhershëm të Qeverisë Haradinaj e ka arritur qëllimin e vet.
Konjufca ka thënë në fillim të vazhdimit të seancës së jashtëzakonshme për votim të Qeverisë se qëllimi i kërkesës për mocion ishte që të demonstrohet se PAN është i varur nga Lista Serbe, shkruan arbresh.info.
“Mocionin e paraqita që ta demonstroj varësinë e PAN-it nga Lista Serbe. Ky mocion e ka demonstruar që edhe për ta caktuar edhe orën e seancave plenare ju keni me kthy kokën kah Beogradi. Në këtë deregje e keni pru ju Kosovën. Mocioni e ka kry qëllimin e vet dhe tërhiqemi nga ai”, ka thënë Konjufca./arbresh.info/
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...