Nënkryetari i LVV, Glauk Konjufca, tha se Vetëvendosje hoqi taksën ndaj Serbisë, por ndaloi hyrjen e mallrave serbe në Kosovë. Ai tha se ky reciprocitet bëri që të tensionohen marrëdhëniet me Aleksandër Vuçiç dhe Richard Grenell.
Sipas tij, Albin Kurti nuk refuzoi që të shkojë në Shtëpinë e Bardhë. “Reciprociteti pengoi takimin mes Vuçiç dhe Kurtit. Grenell nuk e donte reciprocitetin,” tha Konjufca.
Konjufca tha se Avdullah Hoti u tërhoq nga njohja reciproke. Kurse Peka tha se në dokumentin origjinal, në pikën dhjetë, thuhet njohje reciproke e minoriteteve dhe jo njohje reciproke mes vendeve.
“Është lënë me qëllim e dykuptimshme. Thuhej njohje reciproke dhe e pakicave. Nuk është kuptuar as ky version, që ishte i dykuptimshëm. Të shkosh atje dhe të nënshtrohesh përpara Vuçiç, nuk e forcon Kosovën,” tha Konjufca në Syri.
Sipas tij, dokumenti i firmosur në Uashington kishte disa probleme, mes tyre ai për Ujmanin dhe për MiniShengenin.
“Kurrë nuk është pranuar që të përmenden resurset e Kosovës në negociata. Nuk është përmendur uji, nuk është përmendur miniera. Ato janë zotime përpara Serbisë. Po flitet për një resurs ekskluziv të Kosovës. Pjesën e shpronësuar matanë në Serbi e ka paguar populli kosovar”.
“MiniShengeni ose MiniNovisadi, sepse është krijuar në Novisad të Serbisë, i mundëson Serbisë realizimin e një ëndrre të kamotshme për të krijuar tregun e përbashkët me Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky është një favor i jashtëzakonshëm për Serbinë, që të krijohet brenda kësaj hapësire ku jetojnë shqiptarët, një pozitë dominonte në treg dhe ekonomi. Kosova dhe Shqipëria do përfundojnë si koloni tregtare të Serbisë,” tha ai.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030