Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin jorezident të Malajzisë në Kosovë, Zahid Rastam, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për mundësitë e avancimit të tyre.
Konjufca falënderoi ambasadorin Rastam për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i tij ka dhënë për Kosovën, duke vlerësuar se Malajzia ka qenë njëra ndër vendet që i ka dhënë shumë Kosovës që nga pas lufta, si me prezencën e saj në Kosovë, ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar.
Ambasadori Rasam, duke e falënderuar kryetarin Konjufca për pritjen, theksoi se Malajzia do të jetë mbështetëse e vazhdueshme e Kosovës në të gjitha fushat, përfshirë anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se ka mundësi të zgjerimit dhe begatimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, si në fushën parlamentare, ashtu edhe në segmente të tjera me interes të ndërsjellë./Arbresh.info
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...