Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se ai mendon që Hashim Thaçi është i pafajshëm.
Kështu deklaroi Konjufca kur u pyet se pse shefi i tij, Albin Kurti, i dërgoi letër Gjykatës Speciale me kërkesë që Rexhep Selimi të lirohet me kusht dhe aty nuk u përfshinë edhe individë të tjerë që ndodhen duke u gjykuar atje.
“Kurti iu drejtua si parti politike për shefin e grupit parlamentar. I është drejtuar që Selimi si shef i ka kryer detyrat me përgjegjësi”, tha Konjufca në Klan Kosova.
“Ata e kanë dalluar vetveten, p.sh. prokuroria i ka tre fakte shumë rënda kundër Thaçit, siç është letra e Pompeos, ku ka thënë se duhet të shpërbëhet Gjykata Speciale, e tash prokurori thotë se ‘ky njeri i ka shkruar njërit prej njerëzve më të fuqishëm të botës me na shpërbë neve’”.
“Të gjitha këto nuk janë gabime as të Kurtit, as të Hotit e as të Kosovës, por janë gabime të Thaçit që s’e di pse i ka bërë e s’ka pasur nevojë me i bë. Besoj që dikush e ka këshilluar që mos me i bë, por siç duhet e ka bërë prej panikës e frikës”.
“Unë mendoj që ai është i pafajshëm, por po tregoj se çka ka menduar prokurori”.
“Albin Kurti i drejtohet për deputetin e vet, e Avdullah Hoti duhet t’i drejtohet për të katërtit, ka deklaruar Konjufca.
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...