Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, në interpelancën ku po diskutohet për vdekjen e Astrit Deharit ka thënë se vdekja e Astriti është karakterizuar me shkelje të mëdha dhe se në këtë Qeveria jo vetëm se ka dështuar por është edhe bashkëpjesëmarrëse në krim, shkruan arbresh.info.
“Sa i përket përgjegjësisë politike prej kryeministrit e deri te ai krahu i dhomës së Astriti nuk ka dhënë përgjegjësi, ministrja e cila është dashur të jep përgjegjësi është prapë ministër, Sylë Hoxha ngritet në karrierë ndërsa sa u përket përgjegjësve të burgut asnjë përgjegjësi te asnjë gardian i thjeshtë. Ky është një rast i karakterizuar me shkelje të mëdha, Qeveria jo vetëm se ka dështuar por është bashkëpjesëmarrëse në krim”, ka thënë ai.
Sipas tij, këto tema janë të ndjeshme dhe kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me shklejn e të drejtave të njeriut.
Konjufca madje ka përmendur edhe rastet e shkeljeve.
“Duhet ti kemi parasysh gjithmonë 10 fakte kur flasim për vdekjen e Astrit Deharit. Nën një pista e hetimeve është drejtuar drejt VV-së, komandanti i Prizrenit që e ka mashtru opinionin nuk është marrë asnjë masë ndaj tij, Prokurori Sylë Hoxha e ka shpallë rastin të vrarë para autopsisë, incizimet që janë dërgu te dera e dhomës së Astritit është dërgua në Austri raportin e ka avokati mbrojtës dhe ai raport thotë se ka pas ndërhyrje në incizime askush nuk ka dhënë përgjegjësi, dëshmitari i parë që e gjeti Astriti e gjeti vdekjen edhe ky, procesi gjyqësor pjesë e të cilit ishte edhe Astrit u kthye në fillim asnjë provë materiale, Astrit u mbajt në burg 69 ditë pa asnjë aktakuzë dhe pa u marrë në pyetje dhe në fund ai u kthye në arkivol”, ka thënë ai.
Konjufca ka shtuar se derisa një njëri gjen vdekjen në duart e institucioneve dhe nuk ka ndodhur asnjë hetim atëherë për këtë bllokues është Qeveria, ministria dhe i gjithë aparati qeveritar.
“Një njeri ka gjetur vdekjen në duar të institucioneve dhe asnjë hetim dhe bllokues është Qeveria, ministria dhe krejt aparati qeveritar. Me Astritin janë bërë dy vrasje e para vrasja e qytetarit dhe e individit dhe e dyta vrasja e drejtësisë prej institucioneve”, ka thënë ai./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...