Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në seancën e kuvendit tha se përfshirja e ambasadorit Berishaj në skandalin financiar ishte dëm kolateral dhe sipas tij ishte në mes të një beteje për ta marrë qeverinë në Slloveni.
Konjufca tha se duhet të bëhet kujdes që Kosova të mos pozicionohet ndaj Golobit si shpëlarës i parave i cili nesër mund ta vizitojë Kosovën si kryeministër i Sllovenisë.
“Ju kisha lut për një kujdes sa i përket vetëm një dimensioni e ky dimension është se Berishaj ishte një dëm kolateral në këtë betejë dhe aspekt sekondar i shkëputjes prej kontekstit të përgjithshëm. E konteksti i përgjithshëm duhet ta keni parasysh se ishte goditja e atij që nesër mund të jetë kryeministër i Sllovenisë dhe që i besoi populli slloven. Ai nesër do ta vizitojë Kosovën si kryeministër dhe të merret si absolutisht e vërtetë të mos ketë së paku në mënyrë qysh thuhet kritika një distancim sa i përket shtetit slloven, votuesit slloven dhe kryeministrit të nesër slloven e të nënkuptohet se ne po pozicionohemi për të si shpëlarës të parave mendoj se në këtë aspekt duhet të bëhet kujdes”, tha Konjufca./arbresh.info/
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...