Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca për takimin e mbrëmshëm në Bruksel tha se gjithçka ishte e pritur nga vendimet e Qeverive të kaluara.
“Ajo që u prezantuar atje ishte e tmerrshme nga komisioni, atje ishte njëra që më pas ishte bërë deputete nga Vuçiqi. Çdo zgjidhje që i jepet jashtë kornizave të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ajo që e bëri qeveria ishte e drejtë, sepse ata mbronin interesat e Serbisë”, tha Konjucfa.
Tutje ai tha se Vuçiqi asnjëherë nuk është penduar, dhe se marrëveshja është larg duke e parë qasjen që e ka Vuçiqi.
“Si është e mundur se si një deputete e Parlamentit të Serbisë, të shkruaj diçka për Kosovën, shumë mirë ka vepruar Qeveria e Kosovës. Personat që janë caktuar prej Vuçiqit dhe Rakiçit nuk kishin çka të shkruajnë diçka tjetër që cënon sovranitetin dhe unitetit lateral që ka Kosova.Vuçiqi asnjëherë nuk ka kërkuar pendesë. Kur i dëgjon Daçiqin dhe të tjerët e sheh që asnjë vendim të Millosheviçit nuk do ta ndryshonin. Larg është një marrëveshje duke e parë një çasje të tillë që e ka Vuçiqi”, u shpreh ai.
Konjufca tha se nuk ka hapësirë për më shumë përveç një OJQ, për këtë nuk e pranon Vuçiqi.
“Punë e madhe që nuk e pranon Vuçiqi, nuk ka hapësirë për kompetenca ekzekutive”, tha Konjufca./Arbresh.info/
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...