Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se ngjarja e 5,6 e 7 marsi është ndër më të rëndësishmet në historinë e kombit shqiptarë.
Ai pas homazheve dhe vizitës në kullën e Jasharajve bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në shënim të Epopesë së UÇK-së, tha se rrënjët e vërteta të UÇK-së janë në luftën heroike të familjes Jashari.
Ai ka thënë se kjo ngjarje lëvizi edhe bashkësinë ndërkombëtare, e cila e kuptoi më mirë luftën e drejtë kundër okupimit serbë.
“Rrënjët e vërteta të UCK janë në luftën heroike e të lavdishme të familjes Jashari kudër okupatorit serbë. Jemi këtu për nderura Epopenë e UÇK, sepse pas kësaj lufte heroike dhe pas flijimit të familjes Jashari, UÇK u bë i gjithë populli i Kosovës, përveç kësaj edhe bashkësia ndërkombëtare lëvizi dhe e kuptoi më mirë, më drejtë luftën tonë të domosdoshme e cila ishte luftë mbrojtëse dhe luftë për çlirim prej pushtuesit serbë”, ka thënë Konjufca./eo
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...