Konjufca lexon letrën e Sami Lushtakut, tensionohen deputetët (Video)

22:28 | 27 Tetor 2016
Arbresh.info

Glauk Konjufca ka ndezur deputetët e PDK-së kur ka lexuar në foltore letrën e Sami Lushtakut, i cili pati shkruar se ishin bashkëpartiakët e tij që lobuan për dënimin e tij.

Menjëherë situata është tensionuar, kur në foltore i është afruar deputeti Nuredin Lushtaku, të cilin e kanë përcjellur deputetët tjerë të PDK-së. Pasta, janë afruar edhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje.

Te foltorja doli edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili për pak minuta foli me Konjufcën pasi ia ndali atij mikrofonin.

Më pas, ai u kthye në vendin e tij duke e qetësuar situatën, deri sa Konjufca vazhoi fjalën e tij.

Konjufca para kësaj ka folur edhe për akuzat e Vetëvendosjes ndaj Kadri Veselit, duke theksuar se kjo Lëvizje e ka akuzuar atë për korrupsion, por asnjëherë për vrasje.

Sipas tij, kjo ka ardhur nga deputetë tjerë jo të Vetëvendosjes

http://www.dailymotion.com/video/x4zf8h9_tensioni-ne-kuvend_news

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme