Google ADS

Konjufca: Le të përparojmë së bashku për realizimin e aspiratave tona kolektive

18:25 | 31 Dhjetor 2021
S D

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar të gjithë qytetarët për Festën e Vitit të Ri.

Postimi i plotë:

“Për shkak të pandemisë dy vitet e fundit ishin shumë të vështira, prandaj u detyruam të kërkonim forma të reja për organizimin e punës dhe jetës. Por pavarësisht këtyre kohëve sfiduese, ne u fokusuam me guxim e vendosmëri që t’i përmbushim qëllimet e përbashkëta dhe detyrat tona.

Dielli i vitit tonë të ri 2022 shënon fillimin e shanseve dhe vullneteve të reja. Jam optimist dhe plot shpresë që ky vit të jetë dëshmitar i një faze të ndritur zhvillimi për qytetarët dhe vendin tonë. Le të përparojmë së bashku për realizimin e aspiratave tona kolektive. Suksesi dhe gëzimi le të na ndjekin në çdo aspekt të jetës!

Ju uroj të gjithëve një vit të ri të begatë, plot shëndet e mbarësi në familjen tuaja.

Gëzuar 2022!”, ka shkruar Konjufca./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme