Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka pyetur LDK’në se pse nuk reagoi kur u shkarkua ish deputetja nga ajo parti, Nekibe Kelmendi, ndërsa tash kërkuan mocion për shkarkimin e një ministri.
“Për ata që duan të nxjerrin lot krokodili për zonjën Osmani vetëm votoni mocionin siç ka kërku ajo. Sa i përket asaj që LDK shumë është hidhëru me shkarkimin e Veliut, unë e kam një pyetje për LDK, ku ishte ajo kur u shkarkua znj. Nekibe. Hashim Thaçi ja u ka shkarkuar Nekiben, LDK e ka ulë kokën. Pse? Sepse për ta më e rëndësishme është partneriteti afatgjatë që nuk po munden të shkëputen me partitë tjera, PDK’në”.“Ne i kemi fitu zgjedhjet me agjendë të qartë kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Këto argumente të LDK fare nuk qëndrojnë, këto për mocion”.
“Kjo është propagandë e neveritshme, nuk ka fuqi në botë që e ndryshon afërsinë e Kosovës me miqtë ndërkombëtar”.
“Ne po duam qeveri me PDK’në, qiky është qëndrimi i LDK’së”, tha ai gjatë seancës.
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...