Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca e ka quajtur të pacipë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, derisa shtoi se Agim Veliu e mori atë që meritoi.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe në të ardhmen të bashkëpunojnë me LDK-në.
“Ishte një storie e shkurtë. Nuk e përjashtoj mundësinë, mirëpo kjo që ndodhi dje ishte një mocion i pacipë, për shkak të kohës kur ndodhi. Të gjithë qytetarët janë shokuar me këtë verbëri të LDK-së mos me pa asgjë. As betejën globale ndaj koronavirusit që po merr me jetë njerëzish”, u shpreh Konjufca nënjë emision në KTV.
Ai thotë se numrat në nivel global nga koronavirusi janë shqetësuese, dhe është sëmundje kërcënuese për njerëzimin.
“Në kohën kur forcat politike dhe kundërshtarët më të mëdhenj bëhen bashkë për ta luftuar koronavirusin këtu e pamë një shou të LDK-së dhe e pashë se ka komente për këtë, prandaj do ta quaja mocionin më të pacipë në historinë e parlamentarizmit. Në periudha të këtilla të gjithë ulin flamujt partiak dhe dominon solidariteti”, ka thënë ai.
Konjufca shtoi se mocioni do të ishte normal në një kohë kur s’do të kishte koronavirus.
“Kur do të ishim në atë situatë kur njerëzimi do ta kuptonte se është duke e mundur sëmundjen atëherë do të ishim të gatshëm për një gjë të tillë. E një gjë e tillë është normale në vendet demokratike. Pra, kur nuk mund të arrish përpara projektet e përbashkëta, qeveritë vet e vendosin veten në mocion të mosbesimit. Por, shoku vjen për kohën kur është bërë, pra kurrfarë konsiderate për popullin”, u shpreh Konjufca.
Ai thotë se mjekët kanë të drejtë të jenë të zhgënjyer.
“Kanë të drejtë që të jenë të zhgënjyer (mjekët), sepse në këtë kohë kemi pasur nevojë për një qeveri me kompetenca të plota, për t’i kryer detyrat e saj që janë shumë të komplikuara. Pasi shtetet më të forta se ne nuk po arrijnë t’ia dalin ndaj koronavirusit”, ka thënë Konjufca.
Sipas tij, LDK-ja ishte krejtësisht e sinkronizuar me presidentin në këtë kohë të koronavirusit.
“Kjo që ndodhi me Veliun lidhej pikërisht me një përpjekje që duke e keqpërdor gjendjen të cilën e ka shkaktuar koronavirusi, ishte përpjekje krejtësisht e sinkronizuar me presidentin. Kryeministri vetëm e ka njoftuar Mustafën. Sepse Kurti ka qenë i bindur se shkelja e Veliut nuk ka qenë e negociueshme, se argumentet e kujt po fitojnë. Mund të jenë disa situata më të ndërlikuara kur ti nuk e ke të qartë nëse ministri ka bërë shkelje apo jo aq sa për të thirrur atë. Formalitetin e ka bërë përmes njoftimit. Vetëm në këtë aspekt e ka konsideruar të arsyeshme dhe jo nëse Veliu e ka mirë apo jo”, u shpreh ai.
Ai thotë ishte mision i Veliut për të bërë obstruksion ndaj Qeverisë.
“Marrëveshjen Kurti e ka konsideruar në diçka më relative, se a është shkelje apo jo. Mendoj se ka qenë mision i qartë i Veliut prej se ka ardhur në krye të MPB-së. Nuk mendoj se ka qenë zgjidhje një kujdes irracional ndaj Veliut. Kjo është kompetencë e kryeministrit që të qeveriset dhe jemi dakorduar ku e bëmë programin qeverisës. Nëse për çdo javë ministri bënë obstruksion të qëllimshëm është normale që ai të shkarkohet. Ka ministra që shkarkohen sepse mund të ketë një plan të ndryshëm me kryeministrin. Qeveria nuk është forum i debatit, por ai është ekzekutim i detyrave”, ka thënë Konjufca.
Konjufca thotë se Veliu e mori atë që e meritoi.
“Ai e kishte pas idenë dhe e kishte fol me degët e veta se kjo qeveri nuk ka me pas më tepër se gjashtë muaj. Veliu e ka marrë atë që e meriton, dhe ky vendim mendoj se ka fljetë në zemrën e krejt qytetarëve. Për një ministër e prishi krejt qeverisjen. Ne nuk mund t’i përzihemi LDK-së, ajo vendos se a e ka mirë ministri i saj. Nuk ka lidhje me diktaturë, është procedura më demokratike në botë. Një ministër e ka mision për të obstruktuar kryeministrin. Krejt çfarë e kemi ditur se ai ishte në krye të grupit që ishte kundër koalicionit me Vetëvendosjen”, ka thënë Konjufca.
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...