Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan në 26-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit.
Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka thënë se i kujtoi dhe nderoi dëshmorët Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj, të rënë në përballjen frontale kundër forcave okupatore të Serbisë.
“Jehona e heroizmit do të ushtonte kudo, si burim frymëzimi e mobilizimi, si shembull i vetëmohimit, sakrificës sublime nëpër të cilën kalon rruga drejt lirisë. Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj, të cilët ranë heroikisht më 24 mars të vitit 1998, nuk e dinin se pikërisht pas një viti, më 24 mars 1999 do të fillonte fushata e bombardimeve të NATO-s, kundër caqeve të forcave okupatore të Serbisë”, ka shkruar Konjufca.
“Ata dinin vetëm se me guximin dhe vendosmërinë e tyre ishin të gatshëm të jepnin gjithçka për atë që ishte më e shtrenjtë. Ata ishin të bindur se gjaku i dëshmorëve e sjell lirinë e popullit tonë. Shembulli i tyre është udhërrëfyes tepër i vyer për brezat e ardhshëm, prej të cilit nuk do të reshtim së mësuari, e do të frymëzohemi gjithmonë. Lavdi e përjetshme Himë Haradinajt, Gazmend e Agron Mehmetajt, dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka thënë Konjufca./Arbresh.info
Rreth 270 fëmijë në ditë kërkojnë ndihmë në Urgjencën e Pedi...
U akuzua nga trajneri se nuk do të stërvitet me klubin, Uzun...
Përse Trump e do Grenlandën, kishte shprehur interesim për t...
BE-ja do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit, Orav: Riafir...
Aksident mes dy veturave në Llapushnik, lëndohet një person
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ...