Google ADS

Konjufca: Ky është Open Ballkan i 24 orëve të fundit që po tentohet të na shitet si ‘fqinjësi e mirë’

17:58 | 22 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se është e papranueshme intervisimi i gazetarit Adriatik Kelmendi nga ana shërbimit sekret të Serbisë.

Konjufca duke komentuar edhe një vendim të Gjykatës së Apelit në Beograd e cila e ka quajtur të ligjshëm përdorimin e termit shovinist e ofendues për shqiptarët, ka thënë se ky është Ballkani i Hapur brenda 24 orëve, që po tentohet të na shitet si ‘fqinjësi e mirë’.

Postimi i plotë:

Sot Gjykata e Apelit në Beograd e ka quajtur të ligjshëm përdorimin e termit shovinist e ofendues për shqiptarët, duke e rrëzuar padinë e ngritur ndaj ministrit të brendshëm Vulin nga Këshilli Kombëtar Shqiptar. Serbia udhëhiqet nga figura politike të cilat i mohojnë masakrat që Serbia i ka kryer në Kosovë.
Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë ende u ndalohet përdorimi institucional i flamurit kombëtar edhe pse jetojnë në trojet e veta. Populli ynë atje është pakica kombëtare më e diskriminuar në Evropë.
Në anën tjetër sot është intervistuar gazetari Adriatik Kelmendi nga shërbimi sekret i Serbisë. Gjatë kohës së Milosheviqit këto i quanin ‘biseda informative’. Vërtet e trishtë dhe e papranueshme.
Hiç më larg se dje Vuçiq edhe një herë na bëri ftesë për pjesëmarrje në Open Ballkan, duke shtuar se Serbia do të jetë ‘shtëpi e dytë’ për shqiptarët.
Ky është Open Ballkan i 24 orëve të fundit që po tentohet të na shitet si ‘fqinjësi e mirë’./arnresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme