Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se në Kosovë, që disa vite, një temë e paimagjinueshme po bëhet diskurs i politikës aktuale.
“Ato fitore që i ka arritur qytetari i Kosovës, po i shet sot politika”, tha Konjufca në Interaktiv të KTV-së.
Ai tha se temat e patolerueshme, po bëhen të realizueshme.”Që nga viti 2004 ka pasur tendencë që Kosova të mësohet me Serbinë brenda. Këtë e ka filluar Lutfi Haziri kur ishte Ministër në Administrimin e Pushtetit Lokal”, tha ai.
Shqetësimi i VV-së, thotë Konjufca është kjo; “mos na i shitni këto ide, ato janë të Serbisë. Serbia do që të krijojë autonomi brenda Kosovës”.
Konjufca ka folur edhe për deklaratat e ambasadorit amerikan Greg Dealwie.
“Deri para disa viteve kanë qenë të qarta disa vija të kuqe për Kosovën. Ne e kemi Hashim Thaçin, që tha s’kemi vija të kuqe, më pas tha kemi vija të kuqe, e tani thotë kemi kompromis të dhimbshëm për Kosovën. Presidentit tonë nuk po i del dhimbja e 99-ës, nuk po i del as Pakoja e Ahtisarit, as e Zajednica, do diçka më shumë. Duhet çdo qytetar të jetë i shqetësuar çka po ndodh në Kosovë. Drejtimi nuk është aspak i mirë. Kjo është më keq se dobësi kur një përfaqësues i yti, thotë ne duhet patjetër Serbisë t’i japim diçka. Kjo i bie si të shkosh në lojë futbolli e të thuash ne do të humbim”, tha Konjufca, transmeton Koha.net.
Konjufca thotë se Kosova ka bërë mjaft kompromise me serbët në Kosovë.
“Kur do të marrin fund kompromiset për Kosovën?”, pyet Konjfuca.
“E kemi dhënë Zajednicën. Kjo i bie se është marrëveshja e parë, po marrëveshja e dytë?”, thotë ai.
Deklaratat e Hashim Thaçit, që thotë do ketë kompromise të dhimbshme, Konjfuca i komenton kështu.
“Kompromis i dhimbshëm do të ishte me nda Kosovën në Lumin Ibër, me pas Serbia qasje totale në një territor të Kosovës e në shkëmbim të kësaj Serbia me heq Kosovën prej Kushtetutës së saj. Pse na mu ndje borxhli pse heq Kosovën prej Kushtetutës së saj”, thotë ai.
Konjufca thotë se edhe Serbia duhet të shlirohet nga Kosova, në njëfarë mënyre.
“Punë e madhe që e heq prej Kushtetutës së saj Kosovën, Serbia. Kjo s’i bie që ne duhet t’i japim territor. Nëse jepet territor, Konjufca thotë se do të jetë fatale.
“Serbia duhet të paguajë për agresionin që e ka bërë. Më së paku që duhet të bëjë Serbia është ta njohë Kosovën dhe të kërkojë falje çfarë ka bërë”, thotë Konjufca.
Konjufca thotë se gjithë qytetarët janë të indinjuar me deklaratat e presidentit Thaçi, i cili sipas Konjufcës, asnjëherë nuk dha deklarata të mira por vetëm të vështira për Kosovën.
“Kështu vetëm një njeri që nuk ka mend bën”, ka thënë Konjufca për ato që po i thotë Thaçi, e që thotë se po e përfaqëson Kosovën, por sipas Konjufcës, tingëllon se po e përfaqëson Serbinë.
Konjfuca thotë se Goran Rakiqi, po merr kompetencat, por po ndërton barrikadë në Ibër. “Pse ne ta kuptojmë këtë situatë. Jemi lodhur duke e kuptuar Serbinë”, thotë ai.
‘Vuçiqi po mbron interesat e kombit të vet, ti (Hashim Thaçi), mbroj interesat e vendit tënd”, tha Konjufca tutje.
Konjufca, i ka përmendur 3 pika që Kosova duhet t’i vendos në tavolinë.
Kosova nuk pranon kurrfarë zgjidhje që e bën shtet jofunksional, e kjo zgjidhje është autonomia
Kosova nuk pranon kurrfarë ndarje
Kosova nuk pranon shkëmbime territoresh
Konjfuca pyet kush është ai që guxon të shlyejë vijat e kuqe nëse nuk respekton gjakun e derdhur dhe vuajtjet e shkaktuara.
“Ai po sillet sikur të ishte mbret. As mbreti nuk guxon të bëjë kështu. Hashim Thaçi po më duket si peng, i kujtdo qoftë. Ashtu nuk flet njeriu i lirë, i cili nuk i ka frikë dhe nuk i jep llogari askujt. Ashtu flet njeriu që, siç thotë populli ia kanë shti dy këmbët në një këpucë”, ka thënë Konjufca./Koha.net/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...