Glauk Konjufca është zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në takimin e 24 dhjetorit e ka paralajmëruar Mustafën që nëse nuk arrijnë marrëveshje, do të detyrohen të procedojnë sipas Kushtetutës.
Ai tha se Kurti e kishte paralajmëruar Mustafën se nuk do ta lejojnë bllokimin.
“Ai e ka paralajmëruar Mustafën se nuk do ta lejojë bllokimin. Mustafa mund të mos ketë qenë i informuar për emrin tim, por Mustafa po mendon dhe po reflekton në mënyrë të papritur për shkak se ai e ka ditur fare mirë që marrëveshja nëse nuk arrihet 24 orë para mbledhjes së konstituimit, VV-ja nuk do të jetë bllokuese e saj”, ka thënë ai.
Konjufca thotë se paralajmërimin e dytë e ka bërë vetë ai në një emisionin ku kam thënë se ne nuk do t bëhen si PAN-i dhe nuk do të bllokojmë seancën e konstitumit të Kuvendit.
Ai thotë se emërimi i tij si kryetar i Kuvendit nuk është për t’u çuditur.
“Ne jemi pjesë e kuvendit që 9 vjet dhe në pozicione të kuvendit kemi qenë rregullisht, kam qenë nënkryetar i Kuvendit, e pastaj kam qenë edhe kryetar i grupit parlamentar. Për mua mjedisi ku jam nuk është kurrfarë befasie. Por mendoj që edhe për popullin nuk është befasi sepse është në rendin e natyrshëm të gjërave në situatën që ndodhemi”, ka thënë ai.
Ai thotë se në takimin e fundit të 24 dhjetorit, Kurti ia kishte paraqitur të gjitha opsionet e mundshme kryetarit të LDK-së.
“Një mundësi ka qenë të cilën e kemi provuar deri në orët e mesnatës së 24 dhjetorit ku Kurti e kishte një takim të rëndësishëm me Mustafën. Albini ja propozoi të gjitha opsionet e mundshme por Mustafa ishte plotësisht në ato pozicione. Problemin kryesor e kemi pas me postin e presidentit që nuk lëshonte pe LDK-ja. Nga vështrimi jonë ky ishte një pozitë që nuk ishin të ftuar qytetarët që të vendosnin”, thotë ai.
Ai shton se postin e presidentit e shohin më të pavarur nga një dimension tjetër dhe jo ashtu siç e përcakton LDK-ja.
Ai thotë se VV-ja kaloi në opsionin B i cili ishte më i keq se opsioni A.
Ai thotë se opsioni A ka qenë për një balancë mes parlamentit dhe Qeverisë, ku brenda qeveria të ndahej barabartë.
“Kjo ka qenë mundësia më gjeneroze dhe më racionale në rrethanat që ndodhet shteti ynë. Pra, që të ketë një relacion drejtpeshues prandaj në këtë kuptim e shihnim domethënien e votës së qytetarëve. Presidenti zgjidhet në një mandat tjetër, është proces krejtësisht i ndarë. Ndonëse jemi të vetëdijshëm për shkak të mënyrës se si zgjidhet ka lidhje me Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai./orainfo/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?