Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjnufca ka uruar festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë.
Me anë të një postimi në Facebook, Konjufca shkroi se Kurban Bajrami na sjell ndërmend sakrificën dhe solidaritetin si falënderim për Krijuesin, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Sakrificë dhe solidaritet, këto na i sjell ndërmend Kurban Bajrami si falënderim për Krijuesin. Në këtë frymë, të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj këtë festë të bekuar!
Uroj që në këtë ditë të shenjtë dhe përgjithnjë, në shpirtin e secilit të frymojë mirësia e përkujdesja, mirënjohja për çka kemi dhe zemërgjerësia ndqj atyre që nuk kanë.
Mesazhi i kësaj feste na fton të reflektojmë për të kuptuar thelbësisht vlerën e sakrificës si themel të bashkësisë shoqërore dhe njerëzore. Kjo ditë na tregon se shtrirja e dorës ndaj atyre më në nevojë mes nesh, e zgjeron shpirtin dhe ai gjen vetveten te kjo përfshirje barazitare, përkundër përjashtimit.
Gëzim e shëndet, paqe, mirësi e begati në familjet tuaja!
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës