Google ADS

Konjufca kujton Balajn dhe Xheladinin: Vitet nuk e zbusin dhimbjen për këta pishtarë të guximit

10:24 | 10 Shkurt 2023
A. B.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kujtuar protestën e para 16 vjetëve ku u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini, nga policia rumune e UNMIK-ut.

“Sot është 16-vjetori i vrasjes së aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, nga policia rumune e UNMIK-ut. Arbeni e Moni ranë dëshmorë në mbrojtje të vlerave të lirisë, barazisë, demokracisë dhe për vetëvendosjen e Republikës”.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka thënë se vitet “nuk e zbusin dhimbjen për këta pishtarë të guximit, idealizmit të virtytshëm dhe aktivizmit qytetar të pathyeshëm”.

“As zemërimin e pafund për drejtësinë e munguar ndaj atyre që kryen aktin mizor dhe u arratisën nga vendi i krimit. Vendosja e drejtësisë dhe dënimi i autorëve të krimit të 10 shkurtit 2007 mbetet kërkesë e jona parësore. Sepse, siç thuhet, kur padrejtësia qesh në tryezë, drejtësia qan pas porte. Po. Ne po ecnim drejt atë ditë, ne do ecim drejt gjithmonë. Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve të demokracisë Arben Xheladini e Mon Balaj”, ka shkruar tutje Konjufca. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme