Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në intervistën foli për aplikimin zyrtarisht të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KE).
Konjufca e vlerëson pozitiv këtë lëvizje të Kosovës, sa i përket aplikimit të KE.
“Aplikimi ka qenë i domosdoshëm. Zhvillimet e fundit që ndodhën me agresionin rus ndaj Ukrainës, krijuan një situatë të favorshme”, tha Konjufca në “RTK PRIME”.
“Aplikimi është edhe përpjekje e qeverive të kaluara, sepse të gjithë kanë dhënë kontribut për këtë, pa dallime politike. Kemi punuar shumë edhe kur kemi qenë në opozitë. Më kujtohet se për Kosovën ka pasur disponim negativ për ne si Kosovë. Në atë kohë edhe shtetet njohëse na kishin sugjeruar për të mos aplikuar”, tha Konjufca.
“Ne kemi pasur edhe në atë kohë, pra në vitin 2015, votat e 2/3, por nuk ka pasur disponim. Këto bisedat që i kemi pasur së fundi e kanë ndryshuar atmosferën, ndoshta edhe ndryshimet që kanë ndodhur në Kosovë, por edhe në arenën ndërkombëtare. Pra është krijuar një momentum i ri edhe për Kosovën”, tha Konjufca.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur edhe për mundësinë e rishikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, për të cilën kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka konsideruar të përfunduar.
“Në kuptimin e vendimmarrjes së Parlamentit, konsiderohet se është e kryer. Është një proces që duhet të kemi kujdes dhe ta bëjmë ngadalë dhe pa tensione dhe në mënyrë që ta mbrojmë interesin e Kosovës”, thotë Konjufca.
“Komisionet shtetërore duhet të mblidhen dhe ta rishikojnë atë. Cila është vija e saktë dhe ku do të vendosen gurët do të marrë kohë”.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...