Institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë iniciativa që kanë kontribuar në zbatimin e agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë. Kështu tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në konferencën rajonale “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor” në Prishtinë.
“Kosova është shembull i mirë për përmbushjen e agjendave globale pavarësisht që shpesh jemi të kufizuar për t’i dhënë zë punës tonë në këto organizma në të cilat ende nuk jemi anëtarë. Ne kemi shumë shembuj të vajzave e grave të Kosovës që janë angazhuar aktivisht për ta shtyrë këtë agjendë përpara, ashtu siç kanë kontribuuar përgjatë gjithë etapave të shtetndërtimit tonë”, ka thënë Konjufca.
Ai ka përmendur përzgjedhjen e Remzije Zeqirajt në pozitën e komisioneres parlamentare për ushtrinë e vendit.
“Një tregues i mirë i vendosmërisë sonë politike për ta rritur numrin e grave në sektorin e sigurisë nga ana e parlamentit është edhe zgjedhja tash së fundmi e komisioneres grua parlamentare për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë ai./rtk
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...