Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga deputeti Adnan Rrustemi dhe këshilltarët, priti sot në takim anëtarët e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të prirë nga Klotilda Bushka, kryetare, me ç’rast diskutuan për shkëmbimin e përvojave parlamentare, intensifikimin e bashkëpunimit, strategjinë e përbashkët politike, ekonomike dhe të sigurisë.
Duke iu dëshiruar mirëseardhje, kryetari Konjufca u shpreh i nderuar që pret në Kuvendin e Republikës së Kosovës deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ne dëshirojmë që shtetet tona të veprojnë si një trup i vetëm, sepse interesat tona esenciale janë të përbashkëta, tha ai.
Kryetari Konjufca theksoi se ka një hapësirë të konsiderueshme për ta thelluar në shumë fusha bashkëpunimin, bashkërendimin dhe bashkëveprimin, duke nënvizuar njëherësh domosdoshmërinë e takimeve të rregullta të komisioneve parlamentare në mënyrë që, siç tha, të hartojnë projekte të përbashkëta në interes të qytetarëve dhe shteteve tona.
Klotilda Bushka, kryetare e këtij komisioni, premtoi se Kosova, ashtu si deri më tani, do ta ketë mbështetjen e deputetëve dhe shtetit shqiptar në të gjitha organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtar. Ajo po ashtu e njoftoi kryetarin Konjufca për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes të dyja komisioneve parlamentare./arbresh.info/
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...