Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas vdekjes së ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
Konjufca në Facebook, shkruan se kontributi i Albright për çlirimin, paqen, lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, do të mbetet i paharruar,shkruan arbresh.info.
“Kontributi i Zonjës Albright për çlirimin, paqen, lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, do të mbetet i paharruar në mendjet dhe zemrat tona. Në këto çaste dhimbjeje për humbjen e politikanes së shquar e pragmatiste, shpirtit të humanizmit dhe simbolit të guximit kundër barbarisë së Milosheviqit, bashkëndjejmë me familjen Albright, të afërmit dhe mbarë popullin amerikan”, shkruan Konjufca.
Postimi i plotë:
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...