I pari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i pyetur për deklaratën e djeshme të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, se kryetarët e sapo zgjedhur në katër komunat veriore të Kosovës, do të kenë vetëm kompetenca teknike dhe jo politike, Konjufca mendon se ndoshta mund ta ketë pasur për ushtrimin e kompetencave të plota nga ta atje, sepse kompetencat sipas tij për ta i përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Cenimi dhe heqja e kompetencave kryetarëve të komunave që zgjedhën nga vota demokratike e qytetarëve do të ishte e paligjshme dhe do të ishte kompromis me kornizën kushtetuese me të cilën funksionojnë institucionet e Kosovës, si shtet demokratik.
“Rolet të kryetarëve të Komunave janë të përcaktuara me kushtetutë edhe përgjegjësitë e tyre. Unë mendoj që ata duhet të kenë as më pak e as më shumë. Më pak do të ishte e paligjshme dhe do të ishte n ‘kompromis me kornizën tonë kushtetuese me të cilën ne funksionojmë, pra ajo është Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e më shumë do të ishte grabitje e kompetencave. Pra ne jemi një shtet demokratik dhe po pretendojmë me funksionu me Kushtetutë, me ligje, me rregulla me të cilat është pajtuar shoqëria. Kështu që natyrisht, ndoshta ka mëndu ambasadori dhe të tjerët që mund të jetë problematike me ushtru funksionin me kompetenca të plota”, ka thënë Konjufca.
Konjufca ju ka çuar mesazh të gjithë atyre që kanë këtë mendim se kryetarët atje kanë vetëm kompetenca teknik, gjatë përgjigjes së tij ai ka treguar edhe si merren kompetencat teknike dhe politike dhe cila është rruga.
Sipas tij, Lista Serbe kishte ftesë të gjatë që të marrë pjesë në zgjedhje, por Konjufca thotë se ata e zgjodhën ta pranojnë direktivën e udhëzimin e Beogradit dhe të Aleksandar Vuçiçit.
Madje ai i ka pyetur se mos kanë ndonjë projekt alternativ për ta sfiduar Kosovën, ju ka kërkuar që të tregojnë nëse po.
“Mirë po ne do të duhet të bëjmë çmos edhe institucionet tona të sigurisë ta kuptojnë këtë gjë të gjithë. Ne po jetojmë në një shtet demokratik, ftesa ishte shumë gjatë për Listën Serbe edhe për të gjitha ato parti serbe për të marrë pjesë në zgjedhje. Tash këtu nëse ka një projekt alternativ tjetër për me sfidu Kosovën, le të na tregojnë. Por nëse është për me e marrë pjesë në zgjedhje dhe për me i qeverisë Institucionet e qeverisë së Republikës së Kosovës, ajo në republikën e Kosovës mundet me ndodh veç me një mënyrë. Kur qytetarët votojnë në mënyrë demokratike, jo me dhunë, jo me struktura paralele, jo me komanda dhe dirigjime prej Beogradit. Institucionet e Kosovës nuk udhëhiqen kështu, ato udhëhiqen kur del në zgjedhje, kur regjistrohet partia politike nga ana e KQZ-së, kur dalin reprezentuesit kur dalin prej listës e kërkojnë votën dhe qytetari ua beson këtë mandat për të qeverisur. Lista Serbe e zgjodhi një rrugë tjetër që është me njëjtë jashtë institucioneve, me organizu ndonjë rebelim apo çka po di unë sipas urdhrave të Aleksandar Vuçiqit, ne nuk mund të pajtohemi me këtë skenar, kemi instrumentet tona demokratike, kryetarët janë zgjedh dhe do ta bëjnë betimin e tyre. Tashmë një kryetar e bëri betimin e tij mbetën edhe të tjerët, kështu që kjo është se si duhet të vazhdojmë përpara nuk ka rrugë tjetër”, ka thënë Konjufca.
Ambasadori amerikan dje tha se kryetarët e ri të komunave veriore do të kenë rrol teknik dhe jo rol politik, ku ka ngritur debat në opinionin kosovar, ku po shihet se cenohet e drejta që e fitojnë nëpërmjet votës së lirë të qytetarëve, ashtu siç shihen me parimet bazë të demokracisë.
Ambasadori Hovenier ende nuk ka sqaruar se cili ka qenë mesazhi i asaj që e ka thënë dhe a ka pasur për qëllim të ndërhyjnë në atë që e fitojnë kryetarët, e që ua jep të drejtat Kushtetuta e Kosovës pas zgjedhjeve. /Arbresh.info/Pleurat Salihu/
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë