Kuvendi i Kosovës është anashkaluar nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Udhëheqësit e dialogut nuk kanë dhënë llogari në Kuvendin e Kosovës për takime që kanë mbajtur në Bruksel.
Kështu ka thënë Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në një diskutim lidhur me rolin e Kuvendit në dialogun Kosovë – Serbi të organizuar nga KDI-ja, raporton arbresh.info
“Dialogu me Serbinë ka qenë krejtësisht i njëanshëm. Dialogun me Serbinë e kanë udhëhequr dy qeveritë e kaluara duke e konceptuar si një proces ku Kosova duhet të ketë monopolin e saj të plotë.
“Kuvendi është reduktuar nga dialogu. Duke e anashkaluar Kuvendin e Kosovës, qeveria ka bërë një agjendë të mbyllur. Dialogu filloi pa një agjendë të qartë me një anashkalim total të Kuvendit të Kosovës dhe gjatë gjithë kohës mos transparenca u bë një praktikë e zakonshme. Ne kemi insistuar që kryeministri të jetë llogaridhënës në Kuvendin e Kosovës. Kuvendi ka marr vetëm rezultatet përfundimtare të marrëveshjeve. Kuvendi nuk ka qenë as mbikëqyrës në këtë dialog”, tha Konjufca.
Ai ka kritikuar presidentin Thaçi për mënyrën se si i ka kaluar kompetencat e udhëheqjes së dialogut nga kryeministri tek presidenti.
“Dialogu ka qenë i konceptuar më shumë si një protagonizëm individual politik. Kjo e dëmton Kosovën shumë. Sa ishte kryeministër, dialogu ishte ne kompetencën e tij, pasi u bë president dialogu kaloi në kompetencat e presidentit. Nga e mori këtë të drejtë presidenti që t’i japë kompetenca vetes që ta udhëheqë këtë dialog”, ka thënë tutje ai.
Konjufca ka kërkuar që dialogu t’i kthehet kuvendit dhe të jetë ne kompetencat e tij.
“Dialogu me Serbinë është shumë i rëndësishëm t’i kthehet Kuvendit të Kosovës. Kuvendi duhet te jete epiqendra e këtij dialogu duke bashkëpunuar me qeverinë e presidencën”./arbresh.info/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...