Anëtari i Kryesisë së VV’së, Glauk Konjufca, ka komentuar deklaratën e tij të gati para një viti ku kishte kërkuar që të gjitha partitë të mblidheshin në një koalicion që të garonin kundër subjektit të tij.
“Çohuni e dilni në zgjedhje. Po thoni se i keni 82 deputetë. Po thoni se jeni populli. Çohuni e dilni në zgjedhje. Si janë ato sfidat I challenge you në rrjete sociale. Ju sfidoj të gjithëve”, kishte thënë Konjufca në DPT.
Në po të njëjtin emision, Konjufca ka thënë se beson që do të VV do të fitonte në zgjedhje edhe po të ishin të gjitha partitë tjera bashkë.
“Nuk kam dyshim se po të ishin një koalicion i quajtur PLAN’i, sepse këto janë akronimet e subjekteve politike, nuk kam fare dyshim që VV do të dilte përpara mbase, nuk e di me të njëjtin rezultat ose më shumë. Qytetarët e Kosovës, e kam vërejtur në takime të shumta, se ajo që ndodhi më 25 mars të vitit të kaluar. Si po mund që fituesi i zgjedhjeve të rrëzohet jo për tjetër, vetëm për teke të partive politike. Sa herë janë prishur koalicionet kemi shkuar në zgjedhje. Fituesi i zgjedhjeve e ka kryeministrin. Çfarë ndodhi me 25 mars, nën urdhrat e Isa Mustafës gjithmonë, u takua me PDK’në, me Nismën dhe AAK’në. Kanë dashur të rrëzojnë Albinin dhe t’ia japin kryeministrin tjetërkujt. Ishte e papranueshme për qytetarin”, ka thënë ai.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...