Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në seancën plenare të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë tha se janë mbledhur për të dëshmuar unitetit tonë përballë sfidave politike.
Konjufca foli për sulmin në kanalin e Ibër Lepencit, duke thënë se nuk mund të quhet ndryshe veçse, sulm terrorist.
“Sulmi që u bë në kanalin e Ibër Lepencit nuk mund të quhet ndryshe veçse sulm terrorist. Ky sulm vjen një vit pas sulmit të rënd si sulmi në Banjskë i mbështetur nga presidenti Vuçiq”, u shpreh Konjufca.
Kryekuvendari tha se ky përbashkim i yni përbën më shumë se simboliken e institucioneve tona.
“Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria janë me njëra tjetrën. Ne si kuvend e kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer dhe kjo është një arritje e konsiderueshme. Shqipëria ka ecur para në rrugën e integrimit. Kosova mbetet një kampion i demokracisë në rajon i vlerësuar edhe nga institucionet perëndimore. E falënderojmë Republikën e Shqipërisë që ka qenë e zëshme në mbrojtjen e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Nuk mund të ketë normalizim të dy vendeve tona mes Kosovës dhe Serbisë pa zbatim të marrëveshjeve reciproke. Unë ju uroj të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë festat e fundvitit”, tha Konjufca./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcaktues në rajon
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...