Shefi i Grupit parlamentar të LLV Glauk Konjufca ka thënë se LVV është kundër shmangies për procedurat e rregullore lidhur me këtë marrëveshje.
“Mendojmë që një marrëveshje e tillë duhet të hiqet krejt nga Kuvendit. Mendojmë që kjo marrëveshje ka raportin i cili ka ardhur deri tek gjetjet problematike dhe ky raport ka sjellë të dhëna kredibile që Komisioni i Murat Mehës ka bërë shkelje serioze sa i përket përcaktimit të vijës kufitarë”, ka thënë ai.
Sipas tij kryeministri me automatizëm do të duhej ta tërhiqte marrëveshjen aktuale në bazë të këtij raporti.
“Hedhja në votim është paradoks në vetvete për shkak që ju e keni marrëveshjen dhe në të njëjtën kohë edhe raportin që thotë nëse votohet kjo marrëveshje deputetët marrin mbi supet e tyre një bazë të rëndë sa i përket aspektit penal. Ne për këtë arsye jemi kundër shmangies nga rendi i ditës sepse një pikë e tillë nuk do të duhej të vinte fare”, tha ai./Arbresh.info
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...