Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot mori pjesë në Festivalin Multikulturor “Le të festojmë ngjashmëritë tona”, organizuar nga Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (VORAE).
Duke folur para të pranishmëve në këtë festival, Konjufca kërkoi që të punohet më shumë dhe të luftohen padrejtësitë eventuale ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, për një mirëqenie dhe arsimim më të mirë.
“Secili i gëzojmë të drejtat tona kushtetuese. E gëzojmë të drejtën për të qenë të barabartë para ligjit, e gëzojmë të drejtën për të pasur qasje në ato që janë arritjet më të mëdha të njerëzimit dhe janë universale, sikur e drejta për arsim, e drejta për shëndetësi, e drejta për mbrojtje sociale. Mirëpo, nëse i shohim këto të drejta dhe nëse i shohim statistikat në Republikën e Kosovës, atëherë ne vijmë te disa rezultate që mua nuk më duken të kënaqshme”, tha Konjufca.
Sipas rezultateve dhe përfundimeve të nxjerra komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian kanë mirëqenie dhe mbrojtje më të dobët sociale nga ana e institucioneve, ndërsa fëmijët e tyre, sidomos vajzat, kanë qasje më të pakët në arsim.
Kreu i Kuvendit theksoi se bashkërisht duhet identifikuar të gjitha mangësitë, edhe të institucioneve, në mënyrë që askush nga pjesëtarët e këtyre komuniteteve në Republikën e Kosovës të mos ndihet i diskriminuar. Ai u shpreh optimist se së bashku do të arrihet të tejkalohen këto mangësi.
Nga një fjalë rasti mbajtën edhe drejtori i organizatës Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, Isak Skënderi, shefja e Zyrës Zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, Beate Elsasse dhe drejtori gjeneral i Fondacionit Diakonia e Helsinkt, Olli Holmstrom.
Pas fjalimeve kryetari Konjufca bashkë me shefen e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Beate Elsasser, ndanë çmimin “Joana nga Kosova” për disa nga personalitetet që punojnë për përfshirjen dhe integrimin e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian në shoqërinë e Kosovës: aktivisten Elizabet Gowing, deputeten Eliza Hoxha, si dhe aktivistet Florenta Kadriu, Medina Dauti dhe Riola Morina./Arbresh.info/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...