Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, pasi ky i fundit ka uruar qeverinë e re të Serbisë, ku në kabinet ka dy ministra të sanksionuar .
“Me keqardhje dëgjohet se BE-ja po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, duke përfshirë zëvendëskryeministrin Alexander Vulin, i cili është nën sanksionet e SHBA-së për lidhjet e tij të ngushta me Rusinë, ndërsa ata ende nuk janë të gatshëm të heqin masat e padrejta kundër Kosovës”, ka shkruar kryeparlamentari në platformën X.
Ndryshe, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, ka uruar Millosh Vuçeviqin për zgjedhjen në postin e kryeministrit të Serbisë.
“Paraprakisht, mezi pres të punoj me ju, Ministrin e Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq dhe anëtarët e tjerë të qeverisë, në mënyrë që Serbia të ecë përpara në rrugën e saj evropiane”, ka shkruar në rrjetet sociale diplomati evropian.
WhatsApp po punon për ta bërë më të shpejtë dërgimin e fotov...
Fitorja e Trumpit, Kokalari: Hashim Thaçi dhe të tjerët së s...
Vaji i jargavanit – Ul temperaturën dhe lufton depresionin
Pacolli tregon për festën në Mar a Lago për nder të presiden...
Kosova mposhtet në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifik...
Amerikanët prezantojnë një bateri për automjetet elektrike m...