Konjufca: Ka me ardhë një kohë kur kemi me i dhënë 24 orë afat Qeverisë për Rikalon (VIDEO)

21:21 | 15 Shtator 2017
Arbresh.info

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thanë se nëse faktet për ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo, janë ashtu qysh po flitet dhe Qeveria e Kosovës e ka diture këtë, atëherë duhet të merren masat.

“Dëshmitarë ka, janë nga lagjja ‘Dardania’. Ata thonë se ky njeri ka maltretuar shqiptarët gjatë viteve ‘90”, thekson Konjufca në Tv Rrokum, duke shtuar se opozita duhet me u sigurua mirë për të vërtetën e kësaj e pastaj me fillu me protesta.

“Ka me ardh një kohë kur kemi me i dhënë 24 orë afat Qeverisë me shkarku ministrin Rikalo”, thotë ai.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=4&v=0KzgFaTUl5Y

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme