Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se fillimi i bombardimeve të NATO-s më 24 mars 1999 mbi caqet ushtarake dhe policore pushtuese serbe, shënon datën e ndritur që përbashkon Prekazin, Reçakun, luftën çlirimtare të UÇK-së dhe NATO-n.
“Me ndërhyrjen e NATO-s luftës sonë çlirimtare iu njoh zyrtarisht karakteri universal si luftë për mbrojtjen e vlerave të lirisë, jetës, demokracisë, dinjitetit, të drejtave të njeriut dhe të popujve. Kjo datë ka protagonistët e saj, me presidentin Bill Clinton, sekretaren e shtetit Madeleine Albright dhe gjeneralin Wesley Clark, ShBA-në dhe të gjithë shtetet mike brenda aleancës së NATO-s, mirënjohja ndaj të cilëve është e pamatshme, rëndësia e të cilëve është e pazëvendësueshme”, ka shkruar Konjufca në llogarinë e tij në Facebook.
Mes tjerash, i pari i Kuvendit theksoi se Kosova ka në themelet e saj sakrificën dhe përpjekjen e popullit tonë për liri, heronjtë, dëshmorët dhe martirët, por edhe këtë akt historik të NATO-s.
Konjufca shoi se këtë të shkuar ne e mbartim me dhimbje, por edhe me krenari të madhe, duke punuar në suaza të kësaj fryme, për një shtet që mbron vlerat e demokracisë, në emër të të cilave erdhi edhe ndërhyrja e NATO-s.
“Në këtë kuptim, edhe dje, edhe sot, ishim dhe jemi bashkë, Kosova dhe NATO me të njëjtat vlera të njerëzve dhe popujve të lirë. Sot, Republika e Kosovës aspiron antarësim sa më të shpejtë në NATO. Këtë na e definon historia, ajo që besojmë e për çka angazhohemi. Prandaj jemi të bindur dhe besimplotë se shtetin tonë do ta shohim në NATO në një të ardhme jo të largët, aty ku përkasim”, shtoi Konnjufca./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...