13:19 | 21 Qershor 2021
Arbresh.info
Konjufca sot ishte në takim me kryetarin e Bundestagut Wolfgang Schauble, ku vet z. Konjufca nëpërmjet rrjetit të tij të facebook njofton se biseduan për një sërë çështjesh dhe se Institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm pranë dhe me popullin e Kosovës.
“Në takimin e përzemërt me Dr Schauble ju falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën.
Diskutuam gjatë rreth zhvillimeve historike e politike për Kosovë dhe rajon, si dhe për sfidat që paraqiten në rrugëtimin e stabilizimit të rajonit, luftimin e pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike dhe dialogun me Serbinë, si dhe finalizimin e procesit te liberalizimit të vizave.
Bundestagu dhe institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm pranë dhe me popullin e Kosovës.”