Fshisës së ministrit në detyrë të MPJ-së, Glauk Konjufcës, nuk i kanë shpëtuar as familjarët e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit.
Yllka Gecit, e cila është motra e bashkëshortes së Sylejman Selimit, që si staf diplomatik ishte pjesë e Ambasadës së Kosovës në Holandë, i ka shkuar tashmë vendimi i Konjufcës për t’u kthyer në fund të qershorit.
Ish-komandanti Sylejman Selimi është edhe djalë i axhës së deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimit, i cili sapo Kurti kishte marrë mandatin kishte provuar edhe ta afronte atë më të, duke i organizuar edhe takim të përbashkët, por si duket nuk kishte dhënë rezultate.
Edhe vetë bashkëshortja e ish-komandantit Sylejman Selimi, Kimete Selimi, ditë më parë e kishte goditur Kurtin.
Ajo kishte shkruar se Kurti do të mbahet mend vetëm për shkarkimet që i ka bërë gjatë 50 ditëve të qeverisjes së tij.
Selimi kishte shkruar se Kosova ka pasur nevojë për ndryshim, mirëpo Kurti nuk ishte ndryshimi.
“Ti fillove ta luash rolin e Perëndisë”, kishte shkruar ajo.
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...