Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka mohuar që Sierra Leone e ka tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
Konjufca madje këtë e ka quajtur fushatë të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, shkruan arbresh.info.
“Ne nuk kemi asnjë informacion sa i përket kësaj që ka pretenduar Daçiq, kjo për ne është e njohur si fushatë kundër pavarësisë së Kosovës që Serbia nuk e ka ndalu asnjëherë”, ka thënë ai.
Por, Konjufca ka bërë të ditur se 15 shtete e kanë problematizuar marrëdhënien me Kosovën.
”Deri më tash kemi informata që 12 deri 15 shtete i kanë problematizuar raportet diplomatike me Republikën e Kosovës, me çdo takim që kam me ambasadorët dhe ministrat e jashtëm të shteteve të ndryshme. Ne pretendojmë të na ndihmojnë që kjo të mos ndodhë”, ka thënë ai.
Ndryshe mediet serbe mëngjesin e sotëm kanë cituar ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq i cili ka njoftuar se Sierra Leone e ka tërhequr njohjen e Kosovës.
“Mund ta tregoj notën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në të cilën thuhet se Sierra Leone tërheqë njohjen e Kosovës, dhe se zyrtarët e këtij vendi janë zotuar se do të respektojnë rezultatet që vijnë nga dialogu me ndërmjetësimin e BE dhe OKB-së”, ka thënë Daçiq./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...