Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca përmes një letre iu ka drejtuar përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell që të përdorë autoritetin e tij që të ndërhyjë në lirimin e Nezir Mehmetaj, i cili po mbahet në Burgun Qendror në Beograd.
Letra e Konjufcës:
I nderuari zoti Borell,
Po ju shkruaj për të ngritur shqetësimet e mia për arrestimin e qytetarit kosovar, zotit Nezir Mehmetaj, nga autoritetet serbe.
Më 3 janar 2020, zoti Nezir Mehmetaj u arrestua nga autoritetet serbe në pikën kufitare midis Serbisë e Kosovës, në Merdare. Gjatë kohës së arrestimit, zoti Mehmetaj po kthehej nga qyteti i Nishit të Serbisë, ku ai e kishte shoqëruar nënën e tij për një ekzaminim mjekësor.
Që nga arrestimi zoti Mehmetaj është në mbajtje në Burgun Qendror në Beograd, ndërsa Prokuroria Serbe e Krimeve të Luftës në Beograd është duke zhvilluar procedurë penale ndaj tij.
Familja e zotit Mehmetaj ka deklaruar që Nezir Mehmetaj bashkë me familjen e tij të ngushtë ka jetuar në Zvicër rreth 30 vjet. Sipas avokatit, që e ka angazhuar familja e tij, i cili e ka përcjellë arrestimin e zotit Mehmetaj, Zyra e Prokurorit ka riintervistuar apeluesin, banor i Gjermanisë, dhe apeluesi nuk e akuzon zotin Mehmetaj si të përfshirë në këtë rast.
Deklarata e apeluesit, që është në favor të zotit Mehmetaj, nuk i është paraqitur gjykatës kompetente në Beograd nga Prokuroria gjatë tre muajve të fundit. Meqë zoti Mehmetaj vuan nga diabeti, gjatë kohës në mbajtje, gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dukshëm.
Përveç kësaj, zoti Mehmetaj është mbajtur për tre muaj pa asnjë rast të konfirmuar kundër tij, dhe përderisa provat në favor të tij nuk po konsiderohen, rasti qartazi paraqet shkelje të të drejtave ndërkombëtare te garantuara të njeriut.
Prandaj do t’Ju isha shumë mirënjohës nëse Ju do të përdorni autoritetin Tuaj që të ndërhyni, me qëllimin që zoti Mehmetaj të lirohet nga burgu i Serbisë.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist