Konjufca i çon deputetët në pauzë

12:14 | 5 Maj 2022
S D

Në Kuvendin e Kosovës nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për të votuar lidhur me disa procedura paraprake në lidhje me votimin për zgjedhjen e dy gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.

Konjufca tha se nuk pati kuorum të mjaftueshëm, duke njoftuar për një pauzë deri në 12:30.

Opozita nisi veprimet në Kuvend për t’ia bërë të vështirë pozitës që ta vazhdojë seancën e sotme të Kuvendit, pasi u refuzua që sot të trajtohet çështja e formimit të një komisioni hetimore parlamentar për rrymën.

Pushteti dhe opozita vazhdojnë të mos pajtohen në lidhje me formimin e një komisioni hetimor parlamentar për t’i hetuar zhvillimet në sektorin e energjisë elektrike në Kosovë. Pasi opozita fillimisht kishte kërkuar formimin e një komisioni që do ta hetonte shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe rrethanat para e pas këtij vendimi, LVV-ja erdhi me një kundërpropozim dhe dëshiron një komision që do t’i hetojë çështjet e energjisë elektrike që nga viti 2006./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme