Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadoren e re të Letonisë në Kosovë, Elita Kuzma, të cilën e uroi për detyrën e re në krye të misionit diplomatik letonez në Prishtinë.
Në këtë takim u diskutua lidhur me bashkëpunimin që Kosova dhe Letonia kanë sendërtuar ndër vite midis tyre, si dhe për mundësitë e avancimit të tij në fusha të interesit të përbashkët,shkruan Arbresh.ifno.
Kryeparlamentari Konjufca e njohu diplomaten letoneze për punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës gjatë këtij viti si dhe për zhvillimet e përgjithshme në vend.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës u shpreh i bindur se Letonia do të vazhdojë t’i kontribuojë thellimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe ta mbështesë Kosovën në aspiratat e saj euro-atlantike, përderisa diplomatja letoneze konfirmoi përkushtimin e shtetit që përfaqëson për forcimin e bashkëpunimit e të mbështetjes për vendin tonë edhe në të ardhmen./Arbresh.info/
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri