Konjufca: Hashim Thaçi po dëshiron të bëhet “baba i kombit”

00:14 | 25 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Deputeti i zgjedhur dhe nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka treguar arsyet se pse Vetëvendosja nuk ka marrë pjesë në takimin konsultativ të presidentit Hashim Thaçi.

“Ne e dimë që rezultati është certifikuar më 8 korrik, presidenti deri më 10 korrik është dashur të caktojë seancën konsultative dhe e ka zvarritur për më shumë se dy javë këtë seancë e tash plus 10 ditë të tjera po ia jap PAN-it sepse po i duhen për krijimin e numrave”.

“Presidenti ka obligim kushtetues që të mbajë një konferencë për shtyp vetë dhe ta thërrasë mbledhjen konstituive, ai nuk e ka bërë këtë gjë prej 8 korrikut, fillimisht KQZ-ja e zvarriti procesin dhe dhurata e dytë për PAN-in ishte nga presidenti që ta shtyjë edhe 10 ditë procesin ashtu që Haradinaj të mund ti përmbyllë pazaret se është fare e qartë që nuk i ka numrat”.

Konjufca që është i ftuar në Ballë për Ballë në Klan Kosova ka thënë se PAN-i nuk i ka numrat për krijimin e Qeverisë.

“Gjithçka që PAN-i ka thënë se i kanë numrat s’ka qenë e vertetë, ata jo qe si kanë numrat por po i duan edhe 10 ditë për të përmbyllur pazaret që të krijojnë një mazhorancë edhe ashtu të brishtë”.

“Po ti kishte 61 vota Haradinaj, besoni se më 9 korrik do të ishte mbajtur seanca”.

Deputeti i zgjedhur nga Vetëvendosja ka insistuar se refuzimi nga të gjitha palët që nuk kanë marrë pjesë në takimin e sotëm te Thaçi ka qenë i natyrshëm.

“Ky refuzim ka qenë i natyrshëm nga të gjitha palët që nuk kanë shkuar në takim sepse kjo është në kundërshtim me kompetencat e presientit, po bën lojëra politike, do ta lozë babën e kombit në politikë, ai mbledh e pajton të gjithë”.

“Presidenti duhet ta dijë funksionin që ka e jo të bëjë lojëra, nuk i takon pozita as atij privatisht as në mënyrë partiake”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme