Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka kritikuar Qeverinë Haradinaj për ngritjen e pagave të zyrtarëve qeveritarë në mbledhjen e djeshme.
Konjufca ka thënë sot në Kuvend derisa po diskutohet Buxheti i vitit 2018 se problemi për mospjesëmarrjen e ministrave në seancat e Kuvendit paska qenë rritja e pagave, shkruan arbresh.info.
“Duhet të ndjekim shembullin amerikan që kongresistët nuk mund t’ia rritin pagat vetës por vetëm legjislaturës së ardhshme. T’ia rrisësh vetës pagën sapo ke marrë kompetencat për 120 për qind si shpërblim që keni bërë 100 ditë qeverisje, atëherë shtrohet pyetja se çka do të bëni kur të bëhen 200 ditë”, ka thënë Konjufca./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...