Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga deputetët e Kosovës që të kenë sukses kur i referohen kryetarit të Partisë Lëvizja për Liri në Slloveni, Robert Golob, i cili i fitoi zgjedhjet në Slloveni më 24 prill, e i cili është i lidhur me skandalin financiar për të cilin dyshohet edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Ai ka thënë se Berishaj ishte dëm kolateral në këtë temë dhe aspekt sekondar i shkëputjes së kontekstit të përgjithshëm. E kontekst i përgjithshëm, thotë ai, ishte goditja e atij që nesër mund të jetë kryeministër i Sllovenisë.
“Ai nesër mund ta vizitojë Kosovën. Nëse thuhen gjërat kështu, pa ndonjë distancim, e të nënkuptohet që ne po i referohemi si shpëlarës parash, mendoj që duhet pasur kujdes. Sa i përket pjesës tjetër, duhet të sqarohen të gjitha dhe kush ka përgjegjësi për diçka, do ta marrë vendimin e merituar”, ka thënë ai./arbresh.info/
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare