Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka marr fjalën me rikthim e seancës pas më shumë se tre orëve pauzë, pas përleshjeve në mes deputetëve të PDK-së dhe kabinetit të kryeministrit Albin Kurti.
Konjufca ka njoftuar se ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti dhe ai është pajtuar të heq dorë nga fjala e tij dhe që të vazhdohet me pyetjet parlamentare.
“E dimë që jemi shtet i ri e që Kuvendi dhe institucionet kanë përjetuar peripeci të llojllojshme, por deri ditën e sotme e kemi pas një imuniteti të mirë që është vlerësuar nga bota demokratike, por ky imunitet që iu kemi rezistu akteve të tilla që nga viti 2001. Është mungesa e përleshjeve fizike. Kemi pas probleme të natyrave tjera, por jo të kuptimit fizik. Me ia mësy njeri-tjetrit, drejt ftyrave drejt kokës, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu ai ka thënë se këtë situatë nuk ua dëshiroj askujt dhe sipas tij do të gjykohet nga qytetarët dhe s’do të doja të përsëritej në këtë Kuvend.
“Ne i kemi betejat tona, mosmarrëveshjet tona, si forca politike kemi papajtueshmëri të thella, por ato mospajtime gjithmonë i bëjnë nder vendit dhe Kosovës nëse i mbajmë në nivelin e funksionimit të domosdoshëm të funksionimit të institucioneve tona që monitorohen nga qytetarët por edhe nga bota e jashtme”, tha Konjufca.
Për situatën e krijuar kreyvendari ka bërë thirrje që të merret me qetësi dhe t’i kalojmë ditët e vështira.
“Deri tani kemi arritur me sukses. Po ju bëj thirrje që ta merrni me qetësi punën që e bëjmë së bashku e të përpiqemi ta kalojmë këtë ditë të vështirë. Po ju thërras për një minimum të nje sjellje që do t’i kishte gëzuar qytetarët nëse e shohin. S’kemi kursyer fjalët më të rënda për njëri-tjetrin, por ku kalohet nga fjalët në goditje, ato s’trajtohen vetëm në Kuvendin e Kosovës, ato e tejkalojnë Kuvendin”, shtoi ai.
Ai kërkoi mirëkuptimin e deputetëve të vazhdojnë në pikat e tjera në rendit.
“Ju kisha lut si kryetar për këtë kapitull të ri që duhet ta hapim, pas kësaj dite të vështirë, pas atyre veprimeve të papranueshme që i pamë. Nëse e kam këtë mirëkuptim prej të gjithë deputetëve, mirë, nëse jo, do të ishte një ogur i zi për Kosovën, që mendoj se na çon në faza të paparashikueshme, edhe për Kosovën edhe për qytetarët. Të mos bëhemi përgjegjës për diçka që s’do të donim ta shihnim vendin tonë në atë gjendje”, ka thënë Konjufca./Arbresh.info/
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...