Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka komentuar aksionin e Prokurorisë Speciale të Kosovës në bashkëpunim me Policinë dhe AKI-në, për arrestimin e dy personave në Ferizaj nën dyshimin për spiunazh, duke thënë se raste të tilla të ngjashme ka shumë.
PSRK të mërkurën njofoi se ka arrestuar Muharrem Qerimin dhe Bedri Shabanin u arrestuan nën dyshimin se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe.
“E përgëzoj AKI për punën e tyre të shkëlqyer, jam i bindur që ka edhe shumë raste të tjera të ngjashme. Qëllimi i Serbisë është destabilizimi i Kosovës dhe krijimi i agjentëve të brendshëm në Kosovë nga radhët e shqiptarëve që me vazhdua sfidimin e shtetit të Kosovës dhe shkatërrimin e strukturave tona institucionale”, theksoi Konjufca pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit./eo
Pse turistët zhgënjehen nga Parisi?
Përurimi i një shkolle dhe një çerdhe në Viti, merr pjesë Na...
KQZ sot miraton fletëvotimin, të enjten nis votimi jashtë Ko...
Parashikimi i motit për sot
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...