Konjufca: Figurat shtetërore po manipulojnë me vrasjen e Astrit Deharit

11:52 | 6 Shkurt 2018
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në një konferencë për media së bashku me kreun e VV-së, Albin Kurti ka thënë se dje ka përfunduar edhe afati kohor që ata i patën dhënë institucioneve të Kosovës me kërkesat e parashtruara në marshin e 5 nëntorit, në një vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, raporotn arbresh.info.

Ai ka thënë se njëra prje kërkesave të tyre ka qenë edhe një hetim i pavarur.

“Në një vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizreni, VV më 5 nëntor pat organizuar një marsh protestues me kërkesa të qarta për institucionet e Kosovës. Aty ka qenë një afat i dhënë për institucionet nga ky marsh me kërkesa dhe në ditën e djeshme është kryer ky afati për t’u përgjigjur në këto kërkesa. Deri më tash asnjëra nuk është realizuar prej këtyre, dhe njëra prej kërkesave kryesore ka qenë edhe një hetim i pavarur”, ka thënë Konjufca.

Sipas tij, kërkesat e tjera kanë qenë edhe shkarkimi  i disa prej udhëheqësve të institucioneve përgjegjëse.

“Kërkesë ka qenë shkarkimi i Dhurata Hoxhës atëherë si ministre e drejtësisë, edhe pse tash ka ndërruar digasterin ajo vazhdon të jetë në Qeveri.  Shkarkimi i Shpend Maxhunit e këtyre që është drejtor i Përgjithshëm i Policisë. Nexhmi Krasniqi- komandat në rajonin e Pejës, Fatos Makolli në kuadër të policisë si drejtor kundër terrorizmit. Nga Këshilli Prokurorial kemi kërkuar shkarkimin e tre prokurorëve që ishin të kyçur në rastin e 5 aktivistëve: Sylë Hoxha, Metush Biraj dhe Abdyrrahim Islami”, ka deklaruar ai.

Konjufca ka shtuar se figurat shtetërore po manipulojnë me vrasjen e Astrit Deharit./arbresh.info/

Të ngjashme